Silvinjo: I zhgënjyer për rezultatin, por i kënaqur me ndeshjen

Komisari teknik i Shqipërisë ka qenë pozitiv për ndeshjen e zhvilluar nga skuadra e tij përballë kampionëve në fuqi të turneut. Sipas Silvinjos skuadra e tij vuajti shumë në minutat e para.

“Kemi luajtur për gati 25’ me shumë vështirësi, por edhe në këtë drejtim them se ka diçka pozitive pasi treguam se përballë kampionëve në fuqi arritëm të qëndronim në lojë për një pike”, komentoi braziliani.

Edhe Silvinjo ashtu si lojtarët mendoi për tifozët. “Do të doja që të falenderoja tifozët pasi stadium ishte plot me shqiptarë. Kemi bërë shumë sakrifica për të mbërritur deri këtu dhe do të japim maksimumin”, tha tekniku.

Në fund të fjalës së tij Silvinjo kërkoi që të karikonte lojtarët duke u thënë se: “Jemi këtu për të fituar, por u them lojtarëve që të shijojnë këtë kompeticion deri në fund”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.