Categories: LajmeSportFutboll

Silvinjo: Jemi të përgatitur me Kroacinë, por në këtë evropian nuk ka ndeshje të lehta

“Në këtë evropian nuk ka ndeshje të lehta”. Ky është përcaktimi I bërë nga trajneri I kombëtares shqiptare Silvinjo, në prag të ndeshjes me Kroacinë. Në një konferencë shtypi së bashku me kapitenin e kombëtares, Berat Gjimshiti, Silvinjo ka bërë një analizë të ndeshjes me Italinë dhe cilat janë përgatitjet dhe çfarë presin në ballafaqimin me Kroacinë, e cila do të jetë edhe përballja e parë në historinë e të dyja kombëtareve.

“Është një grup shumë i vështirë. Luajmë dhe mësojmë kundër ekipeve më të mira në futboll.  Mund të ndodhë gjithçka. Ne do bëjmë më të mirën, por duhet theksuar se janë ekipe me lojtarë të mëdhenj dhe për ne është shumë mirë që të luajmë dhe të mësojmë. Ne nuk do heqim dorë nga ambiciet as në kohën shtesë. Me Italinë ishim në lojë deri në fund. E respektuam si kundërshtar, por ne kishim shanset tona dhe mund të bënim dëm. Kroacia është e treta me rastet e krijuara për gol gjatë kualifikueseve. Edhe Spanjën e la pas në disa raste. Kroacia ka lojtarë në perëndim të karrierës së tyre si futbollistë. Kroacinë e kemi studiuar, humbi 3-0, por kishte shumë raste të mira dhe i krijoi probleme.”, tha Silvinjo.

Sipas tij, Kroacia ka aftësi të mira teknike dhe pasime të sakta, lojtarët e mbajnë mirë topin gjë që bëri që edhe Spanja të mos e kishte të lehtë fitoren.

“Modriç, Perisiç dhe të tjerë janë lojtarë të mirë dhe është gjë e mirë që luajmë kundër tyre. Edhe ne kemi lojtarë të mirë. Kapiteni ynë fitoi Ligën e Evropës, Asani, Asllani, Muçi, Broja, pra kemi emra të mirë dhe do të rriten shumë. Nuk është se ne nuk e sulmuam Italinë. Ata nuk na lanë të bënim lojën tonë, na bllokuan shumë. Kishim pasime të mira. Italia u mbrojt mirë. Në këtë event cilësitë janë të larta. Italia mund të fitojë Euro 2024, kanë emra me cilësi. Them që bëmë një ndeshje të mirë, i shënuam, por na përmbysën. Mesi i fushës së Kroacisë është zemra e ekipit.”, tha trajneri Silvinjo gjatë konferencës për shtyp.

Ndërsa kapiteti kombëtares Berat Gjimshiti tha se Kroacia sërish vjen si favorite në këtë evropian.

“Duhet përqendrim për shumë minuta dhe çdo gabim sado i vogël apo ndonjë problem do të na ndëshkojë. Këto janë gjërat që na duhet t’i ndryshojmë për të dalë me sukses nesër. Ana psikologjike në këtë moment është më e rëndësishme. Kishim pritshmëri të tjera. Nga këto duele kemi mësuar, kemi marrë përvojë. Unë kam më shumë vite dhe mundohem t’i ndihmoj lojtarët më të rinj për t’u dhënë kurajo. Kroacia humbi 3-0 dhe e dimë që ata duan të reagojnë. Do jetë një ndeshje e vështrië dhe do shohim nesër.”, tha Gjimshiti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

3 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

3 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

3 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

3 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

3 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

3 hours ago

This website uses cookies.