Silvinjo, kandidat për Trajnerin e Vitit

Silvinjo

Silvinjo

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, është midis 20 kandidatëve për çmimin Trajneri më i mirë për vitin 2023, sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë e Statistikave në Futboll, IFFHS. Juria ndërkombëtare që zgjedh më të mirët përbëhet nga anëtarë të IFFHS-së, që janë gazetarë sportivë dhe ekspertë futbolli nga 120 vende të botës. Çmimet e dhëna nga IFFHS bazohen në statistika e arritje dhe janë të respektuara në të gjithë botën.

Fituesit do të shpallen në fund të janarit. Silvinjo është futur midis 20 trajnerëve më të mirë të botës falë suksesit me kombëtaren shqiptare, të cilën e drejton që nga janari i këtij viti. Braziliani udhëhoqi kuqeiznjtë drejt finaleve të Euro 2024, duke zënë vendin e parë në grupin që përmbante skuadra si Çekia e Polonia.

Midis 20 kandidatëve, ai do të jetë në shoqëri emrash të shquar, si kampionët e botës Deshamp e Skaloni, që drejtojnë përkatësisht Francën e Argjentinën, si dhe De La Fuente i Spanjës, Southgate i Anglisë, Bielsa i Uruguajot apo Klinsmann i Koresë së Jugut. Fituesit e të gjitha çmimeve të IFFHS do të shpallen në fund të janarit të ardhshëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.