Silvinjo: Kroacia është e fortë, por…

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka dalë sot në një konferencë për shtyp në funksion të sfidës me Kroacinë, e dyta në Grupin B, Euro 2024.

“Është një gjë e mrekullueshme të luamjë kundër skuadrave të tilla që kanë lojtarë që luajnë me ekipe të mëdha, janë të talentuar dhe kanë shumë eksperiencë. Për ne është një gjë e bukur dhe mua më pëlqen të përballem me ta. Ndoshta nesër do të fitojmë kushedi”.

“E kemi studiuar Kroacinë. Ka luajtur shumë mirë me Spanjën, kishte mundësi për të shënuar. Spanja në 29 minuta ka shënuar golat që i duheshin, por edhe Kroacia ka cilësi të larta në përdorimin e topit, nuk mund të themi që Spanja fitoi 3-0 dhe mbaroi. Jo aspak. Spanja vuajti ndaj një Kroacie me shumë cilësi. Por edhe ne kemi lojtarë të mrekullueshëm, kapitei ynë ka fituar Ligën e Evropës, Asllani, Muçi Broja, janë të rinj mbi 21 vjeç”.

“Nuk është se ne nuk e sulmuam Italianë. Ata nuk na lejuan të sulmojmë. Ata kanë patur 3, 4, 5 lojtarë mborjtës në mesfushë që ktheheshin mbrapa. Italia u mbrojt shumë mirë dhe me sa kemi parë  skuadrat kanë shumë lojtarë cilësorë. Italia me Barelën e Chiesën mund të fitojnë evropianin. Ne duhet të rrisim eksperiencën në këtë evropian. Them se kemi bërë një ndshje të mirë me Italinë. Edhe pse pësuam dy gola, ne nuk u dorëzuam luftuam për të barazuar”.

“Lojtarët e Kroacisë në mesfushë janë me ekspeiencë, kanë cilësi. Sfida në mesfushë do të jetë arma e tyre kryesore. Por kanë edhe lojtarë të tjerë cilësorë. Por siç e dini mesi i fushës është zemra e ekipit”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.