Silvinjo merr nënshtetësinë shqiptare

Silvinjo merr nenshtetesine
Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, zyrtarisht shtetas shqiptar. Në mbrëmjen festive të organizuar nga FSHF, në praninë e Presidentit, Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, trajneri i kuqezinjve është bërë zyrtarisht shtetas shqiptar.
Një moment emocionues për trajnerin brazilian, i cili bëhet kështu trajneri i dytë i huaj që përfiton këtë status. Më parë ishte Xhani De Biazi që përfitoi nënshtetësinë shqiptare.