Silvinjo merr vendimin e parë: Muçolli për Mersinajn
Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo ka marrë vendimin e parë para sfidës me Ishujt Faroe. Mbrojtësi Jon Mersinaj ka përfunduar në tribunë për ti bërë vend në 23-she mesfushorit Arbnor Muçolli. Një mundësi e mirë për mesfushorin që së fundmi ka treguar një formë të mirë në kampionatin suedez me skuadrën e tij të Goteborgut.
Kujtojmë që në ndeshjen në Moldavi ishte pikërisht Muçolli që përfundoi në tribunë, ndërsa Mersinaj ishte pjesë e 23-shes, një zgjedhje për të “blinduar” mbrojtjen në një ndeshje ku nuk lejoheshin gabimet. Por në sfidën e sotme, Muçolli është rikthyer në grupin kuqezi, në 23-she, i gatshëm për të dhënë kontributin e tij. Kujtojmë që Silvinjo ka thirrur 24 lojtarë, ndërkohë që protokolli i ndeshjes lejon 23.