Categories: LajmeSportFutboll

Silvinjo, mes lajmeve të mira e të këqija

Periudha nga tani deri në nisje të Evropianit është edhe një sprovë durimi për trajnerin e Kombëtares, Silvinjon, i cili shpreson ta ketë grupin të plotë në qershor. Megjithatë, një lajm jo i mirë ka ardhur të mërkurën, pasi kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti i është shtuar listës së lojtarëve të dëmtuar te skuadra e Atalantës. Ekipi i Serisë A do të jetë të paktën disa javë pa Gjimshitin, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat, raporton “Sky Sport Italia”. Gjimshiti dëmtoi muskulin e këmbës së majtë dhe u largua në minutën e 19-të në ndeshjen kundër Torinos, të cilën Atalanta e humbi me rezultatin 0-3.

Për rikthimin e Gjimshitit nuk është dhënë një datë e saktë, por thuhet se ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Xhan Piero Gasperini pas pushimit të Vitit të Ri, pra në fillim të muajit janar. Mbrojtësi 30-vjeçar, ka luajtur 18 ndeshje për Atalantën në të gjitha veprimtaritë këtë edicion, ndërsa ka shënuar edhe një gol. Ndërkaq, një tjetër mbrojtës kuqezi po rikthehet pas dëmtimit dhe ai është edhe Marash Kumbulla, për të cilin mund të ketë një risi të rëndësishme këtë fundjavë.

Lojtari është stërvitur rregullisht me ekipin këto ditë dhe në videon e postuar në rrjetet sociale nga klubi, fokusi ka qenë edhe mbi futbollistin kuqezi i cili ishte pjesë e të gjitha ushtrimeve si shokët e skuadrës. Mediat pranë klubit insistojnë se trajneri Murinjo po mendon që të mbajë Kumbullën në stol për ndeshjen e kësaj fundjavë, që është shumë e rëndësishme për Romën, pasi e vendos përballë Fiorentinës.

 Të dy skuadrat kanë synime të luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve dhe një rezultat pozitiv do të ishte shumë i rëndësishëm për verdhekuqtë. Një lajm i mirë ky në krahun tjetër edhe për Kombëtaren kuqezi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…

1 hour ago

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

3 hours ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

3 hours ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

3 hours ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

3 hours ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

3 hours ago

This website uses cookies.