Silvinjo ndryshon skemë, formacioni i mundshëm ndaj Suedisë
Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo pritet që të bëjë disa ndryshime në formacion në miqësoren e sotme kundër Suedisë, që do të luhet në orën 19:00. RTSH Sport mëson se Broja, Muçi, Hoxha dhe Balliu do të luajnë që nga minuta e parë ndaj Suedisë.
Tekniku Brazilian pritet të provojë një skemë tëv re 4-2-3-1: Në portë do të luajë Strakosha. Në mbrojtje Balliu, Gjimshiti, Kumbulla dhe Mitaj. Ramadani dhe Asllani në mesin e fushës, ndërsa treshja Hoxha, Muçi, Muçolli do të mbështesin Brojën në majën e sulmit.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:
Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Hoxha, Muçi, Muçolli, Broja