Silvinjo, në pritje të rikonfirmimit
Silvinjos i ka mbaruar të martën kontrara si trajner i kombëtares shqiptare. Ai tani ndodhet me pushime por duket se fati i tij është i lidhur ende me ngjyrat kuqezi. Trajneri brazilian dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka do të takohen në Berlin ditën e finales së “euro 2024” ku sipas të gjitha gjasave, Silvinjo do të pranojë të drejtojë kombëtaren shqiptare të paktën deri në Botërorin 2026.
Duke filluar nga e marta e 9 korrikut 2024, Silvinjo zyrtarisht nuk është më trajner i kombëtares shqiptare, pasi pikërisht në këtë datë atij i mbaron kontrata. Por duket se bashkëpunimi i tij me kuqezinjtë do të vazhdojë, të paktën këtë la të kuptohet presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pak ditë më parë, në një prononcim të drejtpërdrejtë në emisionin Evropiani 3D, në RTSH.
Silvinjo dhe presidenti Duka do të takohen në Berlin, në 14 korrik, kur do të luhet finalja e kampionatit evropian “Euro 2024”. E duket se aty do të vendoset gjithçka kur braziliani do të hedhë firmën në kontratën e re, për të drejtuar kuqezinjtë deri në Botërorin 2026.