Categories: LajmeSportFutboll

Silvinjo pa limite: Pas Evropianit, edhe Botërorin

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka dhënë një intervistë për median italiane “Cronache di spogliatoio” duke treguar rrugëtimin e skuadrës si dhe objektivat për të ardhmen.

 “Shumë minuta stres në ndeshjen ndaj Moldavisë, por në fund hodha pas të gjithë ankthin që kisha brenda, ishte diçka e bukur. Ne kemi pasur mbështetje fantastike nga tifozët tanë në çdo ndeshje. Në ndeshjen ndaj Çekisë në transfertë për shembull ishte çmenduri. Në Pragë kishte shumë tifozë shqiptarë në një ndeshje transferte dhe kjo u ndje shumë. Është diçka fantastike, një ndjesi e mrekullueshme”.

 “Përzgjedhja, njohja dhe monitorimi i lojtarëve është një proces shumë i vështirë. Në fakt, muajt e parë janar, shkurt, dhe para ndeshjes së marsit, ishin shumë të vështirë. 40-50% e futbollistëve luajnë në Itali, Spanjë, Premier League, Bundesligë, ata në fakt ishin lojtarët më të lehtë për t’u ndjekur, por të tjerët jo. Pastaj nisëm një tur me udhëtime të rëndësishme. Unë dhe Doriva bëmë shumë udhëtime nëpër Europë për të parë dhe takuar lojtarët”.

 “Gjithçka shkon në drejtimin e duhur dhe kushtet që na ka ofruar FSHF janë shumë të mira. Kemi tashmë një kompleks stërvitor modern, qendrën e fizioterapisë, palestër dhe zyrat tona ku ne punojmë çdo. Kemi video-analistë, trajnerë të përgatitjes atletike, pastaj vjen edhe pjesa teknike. Në këtë mënyrë dhe me këto kushte futbolli në Shqipëri po zhvillohet shumë mirë. Edhe Federata Shqiptare e Futbollit është rritur shumë ndër vite në çdo aspekt. Nga këtu niset gjithçka, punohet shumë me një staf të madh njerëzish të cilët mendojnë dhe punojnë çdo ditë për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe kjo është diçka e bukur”.

 “Duhet të mësohemi të luajmë në Europian, duhet të kualifikohemi edhe në Kupën e Botës, pastaj të shkojmë sërish në Europian. Nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Europianit. Mund të kualifikohemi dhe të shkojmë në raundin e 1/16-ve e më pas në çerekfinale, është shumë gjë e mirë, në fakt është e bukur. Por për mendimin tim ka më shumë rëndësi projekti për të ardhmen. Duhet të rritemi më shumë dhe të mësohemi që të shkojmë sërish në Europian dhe në edicionin e radhës të kualifikohemi në Kupën e Botës”.

“Gjimshiti? Për të ka qenë e vështirë të mos shkonte në finalet e Euro 2026. Por futbolli të jep gjithmonë një shans të dytë dhe jo vetëm futbolli, vetë jeta të jep një shans të dytë. Ai është shumë i qetë dhe arsyeja që bëmë atë kapiten është edhe fakti se skuadra ka nevojë për qetësi në fushë. Kam parë pak historinë e tre, katër, pesë viteve të fundit dhe ndonjëherë futbollistët e humbin pak përqendrimin, por futbolli nuk të fal. Nuk është e lehtë, por vazhdueshmëria, qetësia është shumë e rëndësishme. Ai përveç faktit se është një futbollist i madh, është nga ata që e ruan shumë qetësinë. Luan në një skuadër ku ka lojtarë të mëdhenj, ekspertë. Por, ai është gjithnjë i qetë dhe këtë ia transmeton skuadrës”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

16 hours ago

Celibashi: Fleta e votimit e madhe! Do të zmadhojmë dhomën e votimit

Në emisionin politik “Ngjarja kryesore” në RTSH, të drejtuar nga Sonila Agostini, përgjatë intervistës me…

16 hours ago

Moti-Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme parashikohet të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme…

2 days ago

Kombëtarja: Të gjithë nën urdhrat e Silvinjos, në stërvitje edhe lojtarë nga Abissnet Superiore

Të hënën kanë nisur zyrtarisht përgatitjet e kombëtares për eliminatoret e kampionatit botëror 2026. Në…

2 days ago

Zgjedhjet- Miratohet renditja e subjekteve zgjedhore, në fletën e votimit PD-ASHM numri 1, PS numri 5

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për…

2 days ago

Platforma satelitore e RTSH kalon në parametra të rinj të sinjalit

RTSH vazhdon të përmirësojë vazhdimisht transmetimet për publikun shqiptar. Rrjeti RTSH transmeton 7 programe televizive…

2 days ago

This website uses cookies.