Silvinjo pas fitores: E bukur, por… me këmbë në tokë

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka komentuar suksesin e arritur në Tbilisi, 1-0 përballë Gjeorgjisë.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë. Nuk dua të merrem me individë të veçantë, i gjithë grupi ka bërë shumë mirë, ishte i motivuar. Kemi bërë shumë mirë dhe kjo ka rëndësi”.

“Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre. Të qëndrojmë me këmbë në tokë, nga nesër do të nisim përgatitjet për sfidat e nëntorit, shpresojmë ti bashkohemi festës shqiptare në muajin nëntor”.

“Duhet të festojmë sot, por nga nesër do të punojmë për ndeshjet e nëntorit. Një mesazh për të gjithë, të qëndrojmë me këmbë në tokë. Këtu mund të ndodhë gjithçka, çdokush mund të mposhtë këdo në shtëpi apo jashtë”.

“Dhimbje koke për mbrojtjen? Po, kam dhimbje koke dhe kjo është ajo që dua. Edhe Tuci bëri një ndeshje të mirë. E kemi merituar këtë fitore, të gjithë kanë bërë një punë shumë të mirë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.