Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena Kombëtare”.
“Jam shumë i lumtur për lojtarët, e merituam fitoren. Bëmë ndryshime dhe funksionoi shumë mirë. Jam krenar për lojtarët. Shehu? Dua ti bëj komplimente, bëri një ndeshje të mirëm në ekuilibër”.
“Broja? Është shumë i fortë. Mund të përshtatet shumë mirë, e ka bërë edhe më parë. Nëse mund të luajë kështu në krah edhe me kundërshtarë më të fortë? Mund të përshtatet, sepse ka gjithçka, forcë, teknikë…”.
“Në sulm ishte e vështirë sepse kundërshtari luante në bllok të ulët, qëndrojnë gjithmonë aty, duhen respektuar. Skuadra funksionoi mirë, pavarësisht se nuk kishim bërë asnjë stërvitje kështu”.