Silvinjo për fitoren: Shumë e rëndësishme

“Një fitore shumë e rëndësishme, mungonte që ndaj Çekisë në një ndeshje zyrtare”. Kështu e ka nisur trajneri Silvinjo komentin e tij për suksesin 2-1 të arritur me përmbysje përballë Ukrainës në Ligën e Kombeve.

“Kemi bërë shumë mirë dhe e merituam. Të përmbysësh një ndeshje në këto nivele, përqindja është shumë e vogël. Ne bëmë një ndeshje të mirë, nuk e humbëm besimin kur pësuam gol. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për të ecur përpara, sepse Gjeorgjia dhe Çekia janë shumë të fortë”.

“Ndryshime në ndeshje me Gjeorgjinë? Të shikojmë, sapo kemi përfunduar një ndeshje të vështirë, kemi harxhuar shumë energji. Ka pak kohë nga ndeshja e parë në të dytën, por duhet të shikojmë për të kuptuar nëse duhet dhe sa zëvendësime”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.