Silvinjo për mediat italiane: Konkurrojmë me më të mirët, gjithçka mund të ndodhë në futboll
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, duke folur për ndeshjen kundër Italisë në Evropian.
Si mund ta dalloni një ekip të drejtuar nga Sylvinho?
“Nga organizimi: është thelbësore veçanërisht nëse ka pak kohë për të punuar, si në një ekip kombëtar.”
Ju fituat grupin kualifikues për Kampionatin Evropian, duke i habitur paksa të gjithë. Por ju e gjetët veten në një grup të vështirë me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
“Nuk e kemi marrë keq, duam të konkurrojmë me më të mirët. Jemi një kombëtare e re, në pjesëmarrjen tonë të dytë pas asaj në 2016 me Gianni De Biasi. Jemi rritur shumë dhe kemi shumë për të mësuar. Ne duam ta shfrytëzojmë këtë moment me përgjegjësi.
A është Italia favorite për të shtunën?
“Është e drejtë që është kështu, por futbolli është i çmendur: çdo gjë mund të ndodhë”.