Silvinjo publikon listën përfundimtare, ja kush mbetet jashtë Euro 2024

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka publikuar listën prej 26 lojtarësh që do të jenë pjesë e Shqipërisë në fazën finale të Euro 2024.
Nga 27 lojtarët e grumbulluar në periudhën përgatitore në prag të Kampionatit Evropian detyrohet të largohet portieri Simon Simoni.
Silvinjo kishte grumbulluar 4 portierë dhe ata që do të shkojnë në Euro 2024 janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.
Shqipëria do të bëjë debutimin e saj në Gjermani 2024 në 15 qershor ndaj Italisë.