Categories: LajmeSportFutboll

Silvinjo shpjegon zgjedhjet

Një listë me 27 lojtarë, që në 7 qershor kur është edhe afati i fundit i lejuar nga UEFA do të shkurtohet me vetëm një emër. Sylvinho ka punuar me intensitet për 3 muaj, për të përpiluar listën me zgjedhjet më të vështira të jetës së tij. Në të kishte sakrifica, natyrisht do të ketë edhe qejfmbetje, por në fund ka një limit, përtej së cilës braziliani nuk mund të shkojë, pavarësisht dëshirës.

“Zgjedhja jonë është bazuar në shumë studim, analizë, karakteristikë, individuale dhe kolektive të çdo lojtari dhe çdo skenari që do të ndeshim në kompeticion. Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët dhe për fat të keq nuk mund të marr të gjithë. Jam munduar të bëj më të mirën, i kam kushtuar të gjithë sforcot për më të mirën e skuadrës. Luajmë për 3 milion shqiptarë që luajnë këtu dhe më shumë se 10 milionë në të gjithë botën”.

Konfirmime, lëvizje të pritshme por edhe risi në një listë që ka parë të mbeten jashtë, të paktën duke ju referuar ofensivës njerëzit e besuar si Sokol Cikalleshi, apo edhe golashënuesi i Granadas, Myrto Uzuni. Kështu, Sylvinho ka shpejtuar të shpjegojë përse Broja pa minuta e pa u provuar është aty dhe dyshja gjithnjë prezente e kualifikueseve jo.

“Për ne si staf minutazhi i një lojtari me klubin nuk është kriter madhor. Ka lojtar që nuk kanë luajtur shumë me klubin por me ne ka bërë mirë. Lojtarët që duhet të vijnë duhet të jetë 100% gati. Unë do të doja ta kisha Muçollin por kam folur me të dhe ka pasur një dëmtim. Kam folur edhe me 3-4 lojtarë të tjetër që nuk janë mirë fizikisht dhe prandaj nuk janë pjesë e listës. Për sa i përket Brojës, është lojtar që të gjithë e njohin mirë. Është i shpejtë dhe i fortë në situatë një kundër një me mbrojtësin, ka 6 muaj që e ka lënë dëmtimin pas, po ashtu edhe si Manaj që mund të jap maksimumin në fushën e lojës”.

Edhe në mesfushë ka patur lëvizje befasuese. Bare ka mbetur jashtë, ndërsa është thirrur kapiteni i shpresave Medon Berisha e është shpluhërosur Abrashi, për një motiv të qartë.

“Abrashi është një lojtar që ka bërë Euro 2016. I vetmi mesfushor që ka bërë Europiani, na ka sjelle eksperiencë, shpirtin dhe grintën që ka kjo skuadër. Berisha është një vit që e ndjekim, prej kohësh, sepse sipas nesh përgjigjet. Si Mitaj që vjen një moment, është një punë që është gati dhe duhet të ketë këtë eksperiencë. Abrashi do i japë shumë eksperiencë këtij lojtari. Unë dëshiroja të merrja 35. Është e vërtetë që ka lojtarë që e meritojnë të jenë këtu, por nuk mund të marr. UEFA thotë 26”.

Në këtë pikë i sakrifikuari, gjithnjë nëse nuk ka dëmtime, do të jetë një mes katër portierëve e me shumë mundësi, ai që rrezikon më shumë është Simoni.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Salah 50 gola në Evropë, i pari në historinë e Liverpool: Krenar dhe i lumtur

Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…

3 hours ago

Euroliga në RTSH: Partizani mposht Parisin në Beograd

Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…

3 hours ago

PSG përmbys City-n, Reali dhuron spektakël, bie Bayern, fitojnë Inter e Milan

Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…

3 hours ago

Shpërthejnë sërish zjarret në Kaliforni, jepet urdhër evakuimi për mbi 50 mijë persona

Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri…

3 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, Qeveria i jep KQZ 2,5 miliardë lekë

Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë,…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, nuk ndryshojnë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti…

3 hours ago

This website uses cookies.