Silvinjo 1111
Komisari teknik i Shqipërisë mbajti sot një konferencë për shtyp ku prezantoi dy sfidat e fundit të vlefshme për një vend mes më të mirave të kontinetit në “Gjermani 2024”. Ai shpjegoi arsyen, e cila qëndron pas mungesës të Armando Brojës si dhe analizoi pikat e forta të Moldavisë. Për brazilianin llogaritë e pikëve, të cilat duhet për të kthyer ëndrrën në realitet nuk i përshtaten dhe se nuk i pëlqen futbolli pragmatist.
“Nuk mund të futemi në fushë duke bërë llogari. Në futboll askush nuk luan për një pikë pasi është e pamundur. Kemi përpara dy finale të vërteta, unë nuk luaj për një pike”, tha Silvinjo
Më pasi ai analizoi edhe rivalen e parë, Moldavinë: “Është ende në lojë na pret një ndeshje e vështirë. Kanë një ekip shtatlartë dhe në fushën e tyre nuk kanë humbur asnjë herë. Ata luajnë shumë mirë edhe me kundërsulme prandaj them se kanë armët e duhura për të na vendosur në vështirësi”.
Mungesa e Brojës ka ngacmuar interesin e gazetarëve, të cilët në më shumë se një rast kanë pyetur trajnerin për mungesën e sulmuesit të Çelsit. “Broja nuk u grumbullua pasi duhet t’i japim kohën e duhur që të rikuperohet. Ai sapo ka lënë një dëmtim të gjatë pas dhe i duhet kohë për të luajtur rregullisht. Edhe me Çelsin nuk ka luajtur në katër ndeshjet e fundit”, tha Silvinjo.
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Lajmi u bë me…
This website uses cookies.