Silvinjo: Spanjën e studioj prej 6 muajsh, do bëjmë diçka ndryshe

Trajneri i Shqipërisë ka dalë sot në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes së fundit në Grupin B të Shqipërisë. Përballë do të jetë Spanja është pretendente për titullin dhe kjo përballje shikohet si mjaft e vështirë nga ana e trajnerit brazilian.

“Spanjën e kam studiuar prej gjashtë muajsh dhe është një skuadër e fortë. Ka në AND lojën me pasime të shumta, por kësaj radhe kanë diçka më shumë. Lojtarët e krahut dinë që të futen në driblim dhe të gjejnë portën”, analizoi Silvinjo.

Mes të tjerash trajneri pranoi se kishte plot gjashtë muaj që ndiqte me kujdes zhvillimet në kampin iberik. “I kam ndjekur prej shumë kohësh, që në momentin kur shorti na bashkoi në Grupin B. Nesër do të bëjmë diçka ndryshe”, tha Silvinjo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.