Silvinjo, trajneri i tetë më i mirë në botë për vitin 2023

Silvinjo trajneri i tete

Silvinjo trajneri i tete

Instituti i Statistikave të Futbollit, IFFHS ka publikuar renditjen me trajnerët më të mirë të vitit 2023 të ekipeve Kombëtare. Në renditjen e publikuar për vitin 2023, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo është renditur në vendin e tetë.

Tekniku brazilian është vlerësuar mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese, duke u vlerësuar për arritjet e këtij viti me Shqipërinë, kualifikimi në kampionatin Europian “Gjermani 2024” dhe vendi i parë në Grupin E.

Në renditje trajneri Silvinjo ka lënë pas teknikun e Marokut, Walid Regragui i cili bëri shumë mirë me kombëtaren në Botërorin 2022 dhe trajnerin e Skocisë, Steven Clarke.

Para trajnerit Silvinjo janë renditur, Lionel Scaloni, Didier Deschamps, Roberto Martinez, Luis De La Fuente, Marcelo Bielsa, Hajime Moriyasu dhe Gareth Southgate.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.