Silvinjo tregon pse u afrua Brruti në kombëtare

“Debati për Brrutin krijon tension dhe presion për lojtarin? Unë jam trajneri i parë i kombëtares shqiptare, por punojmë së bashku me të gjithë përgjegjësit (Doriva, Zabaleta, Bulku, Bushi, Pea) për vlerat teknike të lojtarëve.
Sa i përket Brrutit, ai është një lojtar mëngjarash, që ne e ndjekim prej kohësh, pasi Muçolli është dëmtuar. Kemi shumë lojtarë në të djathtë, por më pak në të majtë. Brruti është një mëngjarash, që vlerësuan se meriton të vijë te ne. Dhe jam i bindur që mund të lërë shenjë. Është një lojtar që ka cilësi.
Eksperienca tregon që futbollistët duhet të bashkëjetojnë me presionin. Ai ka mbështetjen tonë në kombëtare për të punuar me qetësi dhe të marrë kohën e tij”, ka thënë mes të tjerash Silvinjo.