Silvinjo zgjedh titullarët, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Shqipëria u ka dhënë fund përgatitjeve për takimin e së premtes në mbrëmje kundër Republikës Çeke dhe trajneri Silvinjo e ka vendosur formacionin me të cilin do të sfidojë vendasit.

Sipas Eno Skarço, të dërguarit të RTSH Sport pranë kombëtares në Pragë, Silvinjo do të luajë në portë me Strakoshën, që në këtë sezon vjen me petkun e titullarit të AEK-ut dhe me ndeshje të plota të luajtura me klubin, ndryshe nga sezoni i kaluar te Brentford.

Në mbrojtje, krahu i djathtë do t’i besohet sërish Elseid Hysajt, edhe pse nuk ka luajtur te Lazio, ku do të riintegrohet pas dëmtimit të Lazzarit. Pjesa tjetër e mbrojtjes është me lojtarë që luajnë, e madje janë në formë, me Ismajlin e Kumbullën në qendër dhe Mitajn në krahun e majtë.

Në mesfushë do të jenë Ramadani dhe Asllani, i cili ka kapërcyer dëmtimin e lehtë dhe do të startojë. Krahas tyre, djali i shtëpisë, Qazim Laçi, futbollist i Spartës së Pragës, në stadiumin e së cilës do të luhet ndeshja.

Në sulm, një treshe lojtarësh gjithashtu në formë së fundmi me klubet e tyre, Bajrami nga e majta, Asani në të djathtë, me Dakun e rikthyer në qendër. Duke përjashtuar surprizat e orëve apo minutave të fundit, ky pritet të jetë formacioni me të cilin Silvinjo do të kërkojë një rezultat pozitiv pas humbjes së hidhur me Gjeorgjinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.