Simbol pasioni për pikturën/ Edisi ndjek studimet në degën e Pikturës por edhe punon si guidë turistike
Piktura e ka shoqëruar që nga mosha 5-vjeçare për t’u bërë më pas pjesë e pandarë e rrugëtimit të tij në fushën e artit. Edis Hoti nga Shkodra është student i degës Pikturë-Grafikë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Përveç talentit, vend të rëndësishëm zë edhe tradita familjare.Edisi dashuron fotot e natyrës për shkak se kjo e fundit e frymëzon tej mase por njëkohësisht lëvron edhe gjininë e portretit ndërsa e gjen veten edhe tek punimet grafike, skulptura dhe muralet. Të ndjekë pasionin i kushton ndaj ka zgjedhur edhe të punojë si guidë turistike në Qendrën e Sporteve Ujore në Shirokë por kërkon më shumë përkrahje për ata që kanë në zemër artin.Frymëzohet nga piktorët e traditës, në mënyrë të veçantë nga Ismail Lulani por Edisi ka krijuar stilin e tij në këtë fushë të artit ndërsa këmbëngul se një artist duhet të përcjellë gjithmonë një mesazh në veprat që krijon.Prej gati një viti ai po punon një pikturë për nënën e vet ndërsa Edis ka nisur të mendojë se nuk do të jetë e largët dita kur do t’i paraqitet publikut shkodran me një ekspozitë të tijën individuale.