Simone Biles në histori, fiton për të 9-ën herë radhazi titullin në gjimnastikë

Simone Biles është në formën e saj më të mirë duke fituar për herë të nëntë radhazi titullin në Kampionatin Kombëtarë të Gjimnastikës në Shtetet e Bashkauara të Amerikës.
Fituesja e katër medaljeve të arta në këtë disiplinë mori avantazhin në ditën e dytë falë provës së saj, e cila u vlerësua me 60.450 pikë.
Biles përfundoi provat e saj me një pikaverazh 119.750 duke lënë kështu pas vetes Skye Blakely-n (mori 5.900 pikë më pak) dhe Kayla DiCello.