Simone Inzaghi fiton çmimin “Trajneri më i mirë” i sezonit në Serie A
Javë e re, çmim i ri për Simone Inzaghin. Trajneri i Interit, pasi fitoi Superkupën e Italisë dhe mbi të gjitha titullin e tij të parë në karrierë, u vlerësua si trajneri më i mirë i Serisë A për sezonin 2023/24 sipas Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit Italian dhe komunitetit Panini.
Inzaghi kaloi finalistin tjetër, Thiago Motta, që arriti të kualifikojë në Champions League Bolonjën, me 55% të votave. Trajneri dhe stafi do të shpërblehen në Rimini gjatë eventit kushtuar teknikëve të futbollit.
Lega Serie A ka njoftuar se çmimi “Philadelphia Fair Play Moment Of The Season” i është dhënë mbrojtësit të Milanit, Alessandro Florenzi që u bë protagonist, në ndeshjen Milan-Lazio, në episodin që përfaqësoi më së miri parimet e miqësisë, sportit dhe besnikërisë gjatë gjithë sezonit sportiv 2023-2024.