Categories: LajmePolitikë

Simpoziumi për diga të sigurta, Balluku: Ka nevojë për ndërhyrje, do investojmë në rrjetin e kanalizimeve në bujqësi

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se në 10 vitet e fundit janë bërë ndërhyrje të rëndësishme në mirëmbajtjen dhe sistemin elektromekanik të këtyre, por shtoi se ka ende shumë për të bërë.

Gjatë simpoziumin ndërkombëtar “Sfida dhe inovacione për diga të sigurta”, Balluku kërkoi nga Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) që të kenë një rol më aktiv në adresimin e sfidave me kaskadat në vend.

“Një nga detyrat e KKDM është që të punojë sa I përket kuadrit rregullator dhe gjithçkaje që vendosin funksionimin e digave në vend. Është një nga vendet me numrin  më të lartë të digave për km katror. KKDM përveç pjesëmarrjes në konferenca padyshim duhet të kishte një rol më aktiv sa i përket digave në vend. Ne kemi një eksperiencë të mirë e Korporatës energjetike shqiptare. Kaskada e Drinit është një kryevepër arti e sistemit hidroenergjetik dhe sistemit të digave, padyshim e lënë pas dore, por vite më parë. Sot janë bërë ndërhyrje të rëndësishëm për mirëmbajtjen dhe sistemin elektromekanik të këtyre digave”, tha Balluku.

Balluku tha se do ndërhyhet në sistemin e kanalizimeve të tokave bujqësore, pasi digat janë të lidhur ngushtë me përmbytjet në vend, sidomos në fushën e Shkodrës.

“Nëse sot ka disa që ne duhet të ndërhyjmë është në rrjetin e kanalizimeve të lidhura me rezervuarët pasi ka pësuar dëme të konsiderueshme në këto 30 vite. Kjo është në planet e qeverisë të rehabilitojmë këtë rrjet pasi bujqësia ka rol parësor në ekonominë e një vendi dhe me eksportin e prodhimeve. I dhamë një vëmendje të veçantë digave dhe KKMD nuk është vetëm për digat por edhe këshillime të mëtejshëm pasi digat janë ngushtësisht të lidhura edhe me përmbytjet sidomos në fushën e Shkodrës. Këto janë të lidhur në një zinxhirë me emergjencat civile që duhet të përgatiten nga prirjet në kaskadën e Drinit dhe në kaskadat e tjera. Duhen marrë praktikat më të mira evropiane sa i përket trajtimit të digave dhe bazuar në të dhënat e reja të ndryshime e klimatike për shkak se po ndodhin fenomene të paparashikuara më parë”, tha Balluku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vijon numërimi në Shkodër – PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretë

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër nga kutitë e numëruara deri tani…

1 hour ago

Shqipëri-Serbi, ja se si mund të blihen biletat

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset…

1 hour ago

Brazili, zyrtare: Carlo Ancelotti është trajneri i ri

Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit. Para se të shpallet largimi i tij…

1 hour ago

Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë…

1 hour ago

Finalja e Champions League i është besuar arbitrit rumun Kovacs

Pak minuta më parë UEFA ka vendosur edhe kryesorin e finales së madhe të Mynihut…

5 hours ago

Zhorzh Mendez lobon për klientin e tij: Lamine Jamal duhet të fitojë “Topin e Artë”!

Zhorzh Mendez nuk ka dyshime për lojtarin më të mirë të sezonit që po mbyllet.…

5 hours ago