Sindikata e mediave, takim informues në Shkodër – Qëllimi i takimit , përmirësimi i kushteve të punës për gazetarët

Qendra e Solidaritetit Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut dhe Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias zhvilluan këtë të dielë një takim me karakter informues me qëllim rritjen e kapacitetit të Sindikatës dhe përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e mediave në përgjithësi.
Takimet informuese të Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias, pas Shkodrës do vijojnë edhe në qytete të tjera të vendit.