Sindroma e stresit pas pushimeve/Pavarësisht ndjesisë që krijohet, nuk identifikohet si gjendje patologjike

Vera është një stinë e preferuar për shumëkënd për arsye të panumërta. Një prej tyre janë pushimet dhe ndoshta kjo e bën këtë stinë të mezipritur nga masa e gjerë. Deti apo mali, orët e gjata të ditës, argëtimi dhe shumëçka tjetër duket sikur marrin fund kur na duhet t’i themi “lamtumirë” pushimeve e t’i rikthehemi rutinës së punës. Miliona njerëz nëpër botë vuajnë nga “sidroma e stresit pas pushimeve”.Mjeku psikiatër bën një analogji edhe me ankthin e fillimjavës në punë apo sindromën e së hënës.Pavarësisht shqetësimeve që krijojnë këto ndjesi nuk identikohen si gjendje patologjike por ato mund të jenë derivat i situatave të akumuluara ku duhet hulumtuar.Mbajtja e një balance mes punës dhe jetës personale, dedikimi kohë të racionalizuar vetes dhe miqve duke mos lënë mënjanë punën janë këshillat më të shpeshta që japin specialistët e shëndetit mendor për të kaluar më shpejt ndjesi të tilla.