Singapor, Sainz merr “pole position”, Red Bull gabon gjithçka, tremb Stroll

Çmimi i Madh i Singaporit do të jetë një garë për tu shijuar në Radio Televizionin Shqiptar. Gjatë tre sesioneve të provave zyrtare, ku u vendos edhe renditja e pilotëve për startin e garës ka ndodhur gjithçka.

Në vendin e parë ditën e nesërme në cirkuitin e Marina Bay do të jetë Karlos Sainz. Piloti spanjoll i Ferrari-t përshkroi pistën më shpejt (1:30:984) nga të gjithë pilotët e tjerë duke lënë pas Rasëllin e Mercedes (1:31:056) dhe shokun e skuadrës Lëklerk (1:31:063).

Në sesionin e parë të gjithë vëmendjen e mori piloti i Aston Martin, Lens Stroll. Kanadezi ishte protagonist i një incidenti të frikshëm, i cili detyroi komisarët e garës që të pezullonin për disa minuta zhvillimin e provave zyrtare. 24-vjeçari në xhiron e tij të shpejtë gaboi në kthesën e fundit duke provokuar kështu një aksident ku vetura e tij përfundoi me tri rrota. Pas frikës erdhi qetësia pasi Stroll u komunikoi drejtuesve të skuadrës se nuk kishte pësuar dëmtime fizike.

Në sesionin e dytë të provave zyrtare vëmendjen e mori Red Bull me dy pilotët e saj, të cilët nuk arritën që të kualifikoheshin për në sesionin e fundit, i cili do t’i lejonte që të garonin për “pole position”. Për herë të fundit ku asnjëra nga vetura Red Bull nuk kishin mundur që të renditeshin mes dhjetë vendeve të para në një Çmim të Madh duhet të kthehemi pas në atë që u zhvillua në Soçi të Rusisë në 2018-ën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Marsi kuqezi, 12 ndeshje të programuara për ekipet kombëtare

Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha…

1 minute ago

“Shkodra Elektronike” nga fitorja në Festivalin e Këngës deri në Eurovizion 2025

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca janë dyshja e "Shkodrës Elektronike", të cilët do të përfaqësojë…

3 minutes ago

Përplasja me Trump në Zyrën Ovale, ukrainasit mbështesin Zelenskin

Pak minuta pasi takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump…

5 minutes ago

Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë

Sot, më 1 mars, ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët…

7 minutes ago

Rama: Zgjedhjet e 11 majit, çelësi për integrimin. Duhet të shohim Shqipërinë në tryezën e BE-së

Kryeministri Edi Rama i cilësoi zgjedhjet e 11 majit 2025 si historike dhe një moment…

9 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit, PD zhvillon sot primaret për kandidatët për deputetë

Partia Demokratike ka nisur sot, më 1 mars, procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve…

10 minutes ago

This website uses cookies.