Sinjale pozitive nga Vllaznia / Ish- futbollisti kuqeblu Rauf Çanga beson në kthesën e kuqebluve
Vllaznia duket se po i lë pas oshilacionet e shfaqura gjatë fazës së parë dhe me 5 pikët e marra në tre ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë, përfshirë edhe atë me korçarët, ka dhënë sinjale pozitive. I këtij mendimi është edhe ish futbollisti shkodran, Rauf Çanga, i cili në vitet 70-80 ka fituar kupë dhe kampionat me uniformën kuqeblu.
Ndeshja e radhës për Vllazninë është ajo që do të luhet këtë të premte në transfertë me Kukësin, për të cilën, veterani Çanga dëshiron fitore, por të paktën nuk duhet humbur.
Ndeshja Kukësi-Vllaznia luhet për llogari të javës së 10-të të Superiores, dhe pas kësaj jave, kuqeblutë rikthehen në shtëpinë e tyre, pas përfundimit me sukses të procesit të rimbjelljes së barit në stadiumin “Loro Boriçi”.