Sinjalistika horizontale në qytet, Sadiku: Çdo aks do marrë vëmendjen e duhur

Bashkia Shkodër tregon se puna për sinjalisitkën horizontale dhe atë vertikale është përqendruar në akset ku ka patur riveshje të asfaltit.
Boja me të cilën realizohen vijëzimet është akrelik e parashikuar që para 1 viti edhe mund të zbehet, ndaj inxhinieri tregon se në planin e punës së shërbimeve publike sinjalistika realizohet çdo vit.
Sinjalistika horizontale është një ndihmesë e madhe për qarkullimin rrugor për këmbësorët, pedaluesit dhe drejtuesit e mjeteve, por nga ana tjeter edhe për pjesën estetike të akseve veçanërisht gjatë sezonit veror, kur edhe qarkullimi është më i lartë.