Izraeli goditi të martën në orët e para të mëngjesit me raketa drejt disa objektivave ushtarake jashtë kryeqytetit të Sirisë Damaskut, duke shkaktuar “dëme materiale”, tha ministria e mbrojtjes e Sirisë, njofton VOA.
Mbrojtja ajrore siriane ndaloi “raketat izraelite dhe rrëzoi disa prej tyre”, shtoi ministria në një deklaratë.
Irani ka mbështetur me forcë presidentin Bashar al-Assad gjatë konfliktit gati 12-vjeçar të Sirisë. Për shkak të mbështetjes së tij për Damaskun dhe grupin libanez Hezbollah, Izraeli ka kryer sulme të rregullta ajrore me synimin për të frenuar fuqinë ushtarake të Teheranit jashtë kufijve të Iranit.
Këto sulme janë rritur mes tensioneve rajonale që u shkaktuan nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Disa oficerë të Gardës Revolucionare iraniane janë vrarë në sulmet që dyshohet se ka kryer Izraeli në Siri që nga dhjetori.
Në muajin janar janë 2 mijë të prekur me grip në Shkodër të cilët I…
Përmes fragmenteve të librave, lajmeve, krijimeve artistike dhe pjesëve historike të përzgjedhura me kujdes, ky…
Senati akademik zhvilloi mbledhjen e parë të këtij viti ku fokusi ishte jo vetëm ridimensionimi…
Ky është 81-vjeçari Gjergj Marku nga fshati Hot i Ri i Shkodrës. Që në moshë…
Policia ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për…
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
This website uses cookies.