Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka pritur sot në Bashki Ambasadoren e Japonisë në vendin tonë, Kato Kikuko, dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së Monica Merino, ku është bërë edhe dorëzimi i dy sistemeve fotovoltaike diellore, të cilat janë vendosur në dy kopshte të qytetit të Shkodrës.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në ambientet e Bashkisë Shkodër, kryebashkiaku së bashku me ambasadoren dhe përfaqësuesen e UNDP-së kanë qënë pranë kopshtit “Ngjyrat” që është një nga përfituesit e këtij projekti.
Në intervistën dhënë për mediat , Kryetari i Bashkisë Shkodër ,Benet Beci u shpreh se ky është vetëm një hap i parë i këtij bashkëpunimi në godinat e dy kopshteve në Shkodër, ndërkohë që kjo inisiativë do të vijojë edhe në godina të tjera.
Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, KATO Kikuko, theksoi: “Në qendër të këtij projekti është mbështetja për përpjekjet e Shqipërisë në dekarbonizim dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Ne shpresojmë që instalimi i sistemeve fotovoltaike diellore në këtë bashki të kontribuojë në diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë përveç energjisë ujore në Shqipëri. Instalimi i sistemeve fotovoltaike diellore gjithashtu do të kontribuojë në furnizimin e qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Shqipëri.
Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, nënvizoi: Jam mirënjohëse Qeverisë se Japonisë për partneritetin dhe mbështetjen e tyre të çmuar, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera nëpër botë, në përpjekjen tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme me zero-emetime. Qeveria e Japonisë është një partner i rëndësishëm i UNDP-së dhe luan një rol të rëndësishëm në përkthimin e zotimeve të klimës në veprime të prekshme në terren.”
Këto instalime, nga të cilat përfitojnë dy kopshte publike në Shkodër, nënvizojnë ndikimin e dukshëm të zgjidhjeve për energjinë e qëndrueshme në komunitetet lokale. Kapaciteti i sistemeve fotovoltaike diellore të instaluara është 100 kWp duke kursyer kështu rreth 32,061 Euro çdo vit.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.