Sistemi europian i pagesave, bizneset përfitojnë lehtësi për transaksione në tregun e Unionit
Përfitojnë bizneset dhe konsumatorët, ndërsa transaksionet brenda tregut europian marrin vlerë të re në terma të kostos së tyre si dhe të thjeshtësisë me të cilën realizohet.
Ky është angazhimi i Bankës së Shqipërisë për ta bërë Shqipërinë pjesë të tregut europuan unik të pagesave, për të cilën është duke u punuar nga viti 2021.
Sipas ekspertëve, vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në disa sektorë strategjikë siç është turizmi dhe eksportet me BE, ndërkohë që pritet të ndikojë dhe formalizimin e flukseve të remitancave.
Po bashkëpunohet edhe me Bankat Qendrore të Sistemit Evropian, si ajo e Italisë, por dhe Bankën Qendrore Evropiane për të krijuar kushtet për integrimin në sistemin evropian TIPS.
Banka e Shqipërisë zynon edhe gjetjen e një zgjidhjeje për pagesat e shpejta, një instrument që do të mundësojë zhvillimin e projekteve të tjera të qeverisë, si ai mbi zhvillimin e tregtisë elektronike, dixhitalizimit të plotë të fiskalizimit dhe dixhitalizimit të shërbimeve në e-Albania.
Gazetar: Bardhi Sejdarasi