Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato për të diskutuar mbi çështje që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin e saj në procesin e integrimit.
Në takim u theksua rëndësia e ndjekjes me prioritet të rekomandimeve të BE-së si dhe mbështetja që kjo e fundit mund të sigurojë për prokurorinë. Në mënyrë të veçantë, nga ana e ambasadorit u sigurua mbështetja e delegacionit të BE-së në Shqipëri për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve në prokurori.
Prokurori i Përgjithshëm ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e infrastrukturës së përshtatshme në disa nga prokuroritë dhe gjykatat në vend si dhe mungesën e një perspektive të qartë për zgjidhjen e problemit.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.