Sistemimi i përroit të Bleranit – Banorët i parashtrojnë problemet kryebashkiakut Beci
Prej disa ditësh, në fshatin Bleran në Njësinë Administrative Rrethina, ka nisur puna për sistemimin e kanalit të përroit të zones, që ishte kthyer në një shqetësim real për komunitetin e zonës. Për të inspektuar nga afër punimet që po kryhen nga firma kontraktuese dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, ka qënë vetë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Banorët kanë parashtruar problematikat kryesore që shqetësojnë këtë komunitet.
Për banorët, prej 30 vitesh askush nuk është kujtuar për zonën dhe kërkojnë një vëmendje më të shtuar ndaj kësaj zone për fshatrat Bardhaj dhe Bleran të Njësisë Administrative Rrethina.
Bashkia Shkodër ka ndërhyrë në zonë për sistemimin e plotë të përroit, ndërkohë që paralelisht po vijon puna për sistemimin e kanaleve kulluese të zonës dhe sistemimin e rrugës së varrezave një probematikë që shqetësonte komunitetin në këtë zonë.