Siti për kualifkim në Zvicër
Jang Bojs do të ketë testin më të vështirë nesër në mbrëmje në Champions League, kur të presë kampionin në fuqi, Mançester Siti. Skuadra zvicerane mban vendin e fundit në grup dhe mund të mbetet në këto pozita edhe pas takimit me ekipin e Pep Guardiolës.
Jang Bojs mund të frymëzohet nga fitorja me Mançester Junajtid herën e fundit që priti një skuadër angleze, por mundësitë më të mëdha janë që builanci negoativ me anglezët të thellohet, pas gjashtë humbjeve në 10 ndeshje deri tani. Siti kryeson grupin dhe dy fitore në dy ndeshjet e radhës me zviceranët do ta kalonin matematikisht në raundin me eliminim.
Të njëjtën gjë shpreson edhe Lajpcig, i cili pret Crvena Zvezdën e Beogradit, pas humbjes me Sitin. Skuadra gjermane i dha fund një serie prej tri ndeshjesh pa fitore duke mundur Darmshtadin 3-1 të shtunën. Lajpcig i ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në fazën e grupeve, duke u mundur vetëm nga Siti.
Në të kundërt, Zvezda i ka humbur shtatë ndeshjet e fundit në transfertë në Champions League, çka flet vetë për vështirësinë e detyrës që e pret në Gjermani, ku ka pësuar 12 humbje.