Situata e motit në Qarkun Lezhë/Bora bllokon disa rrugë në Mirditë, mungesë energjie në Kurbin

Prej mbrëmjes të së shtunës në Qarkun e Lezhës janë ndërprerë reshjet e shiut dhe të borës. Ne zonat e thella të Mirditës si në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia ka arritur deri në 40 cm, duke sjellë bllokim të disa akseve rrugore të fshatrave që lidhin i lidhin me qendrat e njësisë.
Bashkia Mirditë ka angazhuar punëtorë dhe mjete për hapjen e rrugëve, operacion që do të vijojë edhe ditën e sotme.
Ndërkohë gjatë natës dhe mëngjesin e kësaj të diele temperaturat kanë arritur deri në -4 gradë, të cilat kanë sjellë dhe ngrica. Fatmirësisht ka rënie të intensitetit të erës, ku dhe sot do të punohet për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti në rrjetin elektrik në të gjithë qarkun, me qëllim rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.
Në bashkinë Kurbin nuk raportohen problematika deri në këto momente.
Në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike, për të cilat po punohet nga personeli i OSHEE për ti riparuar.
Edhe në bashkinë Mirditë situata paraqitet e qetë pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës. Temperaturat janë shumë të ulëta të cilat variojnë -3 deri në 1 gradë.
Në njësinë administrative Kaçinar rruga ka ngrica të shumta, por e kalueshme me zinxhir në disa vende.
Energji elektrike nuk ka në fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf, Shëngjergj.
Ka prezencë akulli në rrugët që lidhen fshatrat me Njësitë Administrative dhe në disa zona për shkak të erës janë krijuar grumbuj dëbore në rrugë ku pengon kalimin e mjeteve.
Ka filluar puna për hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora në njësitë administrative Fan dhe Orosh.
Grupet e punës të OSSHE do të jenë në terren ku kanë bërë të mundur riparimin e defekteve të linjave elektrike të dëmtuara.
Nga policia e qarkullimit rrugor janë marrë masat për monitorimin e qarkullimit të mjeteve në akset ku qarkullohet vetëm me zinxhirë.
Mungesë furnizimi me ujë nuk raportohet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.