Situata e motit në Shkodër / Qafë Thore, 15 cm dëborë, akset e kalueshme
Territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga reshje intensive shiu, por edhe dëborë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas informacionit të administruar nga bashkitë e Qarkut Shkodër, Autoriteti Verior Rrugor Shkodër, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, bëjnë me dije se nuk raportohen problematika nga sektori Emergjencave civile. -Mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Theth – Bregu i Lumit ka patur shkarje gurësh dhe për pasojë kanë bllokuar një pjesë të rrugës. Nga sektori emergjencave civile bëhet me dije se ky aks rrugor këtë të shtunë është i kalueshem.
Në teritorin e bashkisë Malësi e Madhe nuk raportohen probleme me përjashtim të energjisë elektrike.
Në njësinë administrative Kastrat dhe në fshatin Vermosh ka patur ndërprerje të energjise elektrike.
Në aksin rrugor Kulla e Bajraktarit – Qafë Thore ka rreth 15 cm rreshje dëbore.
Në territorin e bashkise Vau Dejës vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar, nuk raportohen probleme.
Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.
Në bashkinë Pukë nuk raportohen problematika.
Në territorin e bashkisë Fushë Arrëz vijojnë reshjet e dëborës me intesitet mesatar në lartësitë mbi 800 m mbi nivelin e detit. Megjithatë nuk raportohen probleme apo bllokime rrugësh.
As nga Autoriteti Verior Rrugor, Shkodër, nuk ka problematika në rrugët që ky institucion menaxhon.- Aksi Qafe Mali- Fierzë ka patur reshje bore rreth 5 cm, por pa shkaktuar probleme. Gjatë 24 orëve ka patur rreshje me intensitet mesatar shiu rreth 30 mm.
Ndërkohë sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë nuk ka problematika sa i takon sistemit të kullimit.