Categories: AktualitetLajme

Situata e motit në Shkodër / Qafë Thore, 15 cm dëborë, akset e kalueshme

Territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga reshje intensive shiu, por edhe dëborë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas informacionit të administruar nga bashkitë e Qarkut Shkodër, Autoriteti Verior Rrugor Shkodër, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, bëjnë me dije se nuk raportohen problematika nga sektori Emergjencave civile.  -Mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Theth – Bregu i Lumit ka patur shkarje gurësh dhe për pasojë kanë bllokuar një  pjesë  të  rrugës. Nga sektori emergjencave civile  bëhet me dije se ky aks rrugor  këtë të shtunë  është i kalueshem.

Në teritorin e bashkisë Malësi e Madhe nuk raportohen probleme me përjashtim të energjisë elektrike.

 Në njësinë administrative Kastrat dhe në fshatin Vermosh ka patur ndërprerje të energjise elektrike.

 Në aksin rrugor Kulla e Bajraktarit – Qafë Thore ka rreth 15 cm rreshje dëbore.

 Në territorin e bashkise Vau Dejës vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar, nuk raportohen probleme.

 Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Në bashkinë Pukë nuk raportohen problematika.

Në territorin e bashkisë Fushë Arrëz vijojnë reshjet e dëborës me intesitet mesatar në lartësitë mbi 800 m mbi nivelin e detit. Megjithatë nuk raportohen probleme apo bllokime rrugësh.

 As nga  Autoriteti Verior Rrugor, Shkodër, nuk ka problematika në rrugët që ky institucion menaxhon.- Aksi Qafe Mali- Fierzë ka patur reshje bore rreth 5 cm, por pa shkaktuar probleme. Gjatë 24 orëve ka patur rreshje me intensitet  mesatar shiu rreth 30 mm.

Ndërkohë sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë nuk ka problematika sa i takon sistemit të kullimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

1 hour ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.