Situata e  motit në Shkodër – Reshje të lehta dëbore në zonat malore

situata motit

Nga mbrëmja e djeshme janë rikthyer reshjet e shiut dhe në disa zona malore ka pasur edhe reshje dëbore në qarkun Shkodër.

Autoriteti i rrugëve, rajoni Shkodër, bën të ditur se ne segmentin rrugor Qafë Mali- Fierzë ka reshje debore me intensitet të ulët, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin.

Nga DRV Shkodër apelohet që drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në zona malore të përdorin goma dimërore.

Nga bashkia Shkodër , vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar/lartë.

Aktualisht nga strukturat e kësaj bashkie nuk kemi raportime për situata problematike.

Nga bashkia Malësi e Madhe , ka reshje shiu me intensitet të lartë dhe erë të fortë, momentalisht nuk raportohen probleme të Emergjencave Civile.

Në bashkinë Vau Dejës , informohet se ka reshje shiu me intensitet të ulët, aktualisht nuk raportohen probleme të  Emergjencave Civile.

Ndërsa në Fushe Arrez ,  situata është e qetë.  Vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet të ulët, në lartësinë mbi 800 metër reshjet janë në formë dëbore.

 Aktualisht nuk paraqiten probleme për qarkullimin e automjeteve.

 Nga bashkia Pukë, nuk raportohen probleme të Emergjencave Civile.

Ndërkohë, drejtoria e kullimit në Lezhë informon se gjatë 24 orëve ka patur rreth 15 mm rreshje shiu.

 Momentalisht nuk  paraqiten probleme në rrjetin e kullimit, digën Shtodër dhe argjinatura.

 Nivelet e ujit janë  poshtë kuotave të rrezikut. Hidrovoret në Velipojë janë në gadishmëri.

 Funksionimi i rrjetit të kullimit dhe argjinaturat mbahen në monitorim,

thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Bordit të Kullimit

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.