Nga mbrëmja e djeshme janë rikthyer reshjet e shiut dhe në disa zona malore ka pasur edhe reshje dëbore në qarkun Shkodër.
Autoriteti i rrugëve, rajoni Shkodër, bën të ditur se ne segmentin rrugor Qafë Mali- Fierzë ka reshje debore me intensitet të ulët, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin.
Nga DRV Shkodër apelohet që drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në zona malore të përdorin goma dimërore.
Nga bashkia Shkodër , vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar/lartë.
Aktualisht nga strukturat e kësaj bashkie nuk kemi raportime për situata problematike.
Nga bashkia Malësi e Madhe , ka reshje shiu me intensitet të lartë dhe erë të fortë, momentalisht nuk raportohen probleme të Emergjencave Civile.
Në bashkinë Vau Dejës , informohet se ka reshje shiu me intensitet të ulët, aktualisht nuk raportohen probleme të Emergjencave Civile.
Ndërsa në Fushe Arrez , situata është e qetë. Vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet të ulët, në lartësinë mbi 800 metër reshjet janë në formë dëbore.
Aktualisht nuk paraqiten probleme për qarkullimin e automjeteve.
Nga bashkia Pukë, nuk raportohen probleme të Emergjencave Civile.
Ndërkohë, drejtoria e kullimit në Lezhë informon se gjatë 24 orëve ka patur rreth 15 mm rreshje shiu.
Momentalisht nuk paraqiten probleme në rrjetin e kullimit, digën Shtodër dhe argjinatura.
Nivelet e ujit janë poshtë kuotave të rrezikut. Hidrovoret në Velipojë janë në gadishmëri.
Funksionimi i rrjetit të kullimit dhe argjinaturat mbahen në monitorim,
thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Bordit të Kullimit
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.