Situata e motit në Shkodër – Rrëshqitje të mëdha të dheut në segmentin rrugor Prekal – Kr.
Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar territorin e Bashkisë Shkodër ka krijuar probleme ne segmentin rrugor Prekal – Kir.
Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet.
Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.
Sa i takon bashkive të tjera të Qarkut Shkodër, në bashkinë Malësi e Madhe vijojnë reshjet e shiut me intesitet të lartë të shorëquar me erë të fortë.
Nga strukturat MC të Bashkisë Vau Dejës mësohet se ka mungesë të energjisë elektrike në të gjitha fshatrat Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak mungon plotësisht energjija elektrike.
Në Bashkinë Pukë vijon të ketë reshje shiu dhe erë e fortë.
Deri në keto momente nuk raportohen probleme.
Në territorin e bashkisë Fushë Arrez raportohen shkarje gurësh dhe dherash në rrugë rurale.
Nga DRV Shkodër informohemi se qarkullimi vijon pa probleme, firmat mirembajtëse janë në gadishmëri me mjete dhe punëtorë.
Nga Dr.UK Lezhë informohemi se nga reshjet e shiut prej rreth 10mm gjate 24 orëve nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit.