Lajme

Situata e motit në Shkodër – Rrëshqitje të mëdha të dheut në segmentin rrugor Prekal – Kr.

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar territorin e Bashkisë Shkodër ka krijuar probleme ne segmentin rrugor Prekal – Kir.

Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet.

Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.

Sa i takon bashkive të tjera të Qarkut Shkodër, në bashkinë Malësi e Madhe vijojnë reshjet e shiut me intesitet të lartë të shorëquar me erë të fortë.

 Nga strukturat MC të Bashkisë Vau Dejës mësohet se ka mungesë të energjisë elektrike në të gjitha fshatrat Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak mungon plotësisht energjija elektrike.

 Në Bashkinë Pukë vijon të ketë reshje shiu dhe erë e fortë.

Deri në keto momente nuk raportohen probleme.

Në territorin e bashkisë Fushë Arrez raportohen shkarje gurësh dhe dherash në rrugë rurale.

 Nga DRV Shkodër informohemi  se qarkullimi vijon pa probleme, firmat mirembajtëse janë në gadishmëri me mjete dhe punëtorë.

Nga Dr.UK Lezhë informohemi se nga reshjet e  shiut prej rreth 10mm gjate 24 orëve nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…

7 hours ago

Program i ri punësimi në Shkodër – Zmijani: Synohet  trajnimi dhe punësimi i punëkërkuesve pranë subjekteve të biznesit

Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…

7 hours ago

“Ëndërr e kthyer ne realitet” – Rikonstruksioni i plotë i rrugës së Komanit, flasin banorët e zonës

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…

7 hours ago

Tregu i bimëve medicinale – Brahaj: Ka patur vështirësi në gjetjen e tregut

Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…

7 hours ago

Klinika e fizioterapisë – Mjekaj: U vjen në ndihmë studentëve për praktikat profesionale

Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë.  Pedagogu i degës…

7 hours ago

Shembuj që frymëzojnë  – Arjola Zadrima, gruaja që u përball dhe fitoi mbi sfidat e vështira të jetës

Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje  vendosi t’i rrëfejë më…

7 hours ago

This website uses cookies.