Prej 24 orësh malet vijojnë të mbulohen nga dëbora.
Edhe këtë të premte, në të gjithë territorin e qarkut Shkodër gjatë natës dhe aktualisht vijojnë reshjet e shiut dhe të dëborës.
Struktura e Emergjencave Civile bën me dije se nuk raportohen problematika.
Krahas aksit Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth raportohet për reshje dëbore dhe në bashkinë Pukë dhe Fushë Arrez, por pa krijuar probleme.
* Nga Drejtoria vendore Shkodër informohemi se, në aksin Bogë – Theth ka reshje dëbore, por qarkullimi vijon pa problem. Në këtë aks rrugor kërkohet që automjetet të qarkullojnë me goma dimërore.
Operatori i energjisë elektrike nuk raporton për situata problematike.
Në bashkinë Vau Dejës ka patur shkëputje të energjisë në disa fshatra.
Ndërsa Drejtoria rajonale e ujitjes dhe kullimit Lezhë bën me dije se reshjet e shiut kanë qënë me intensitet 10mm/24 oreve nuk jane shkaktuar probleme ne infrastrukturen e kullimit dhe argjinatura.
Institucioni i Prefektit po monitoron situatën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e emergjencave civile për çdo problematikë të mundshme.
Kryeministri Edi Rama foli për zhvillimet dhe investimet që po realizohen në sektorin e turizmit…
Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë me një sërë aktivitetesh për të…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, pas samitit në Londër ku liderët nga…
Për ditën e sotme (3 mars) mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të…
Çmimet e 95-ta të Academy Awards 2025 kanë qenë plot me intensitet emocional dhe momente…
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
This website uses cookies.