Situata e motit, nuk ka problematika – Kompanitë kontraktore në gatishmëri për të garantuar qarkullimin e mjeteve
Ulja e temperaturave, shoqëruar edhe me reshje bore periodike, nuk kanë krijuar problematika në zonat malore të qarkut të Shkodrës.
Sipas Komisionit të Emergjencave Civile pranë Prefektit të Qarkut Shkodër, qarkullimi rrugor vijon normalisht, ndërsa nuk raportohen probleme as në infrastrukturën kulluese.
Sipas të njëjtave burime, sa i perket furnizimit me energji elektrike, perveç dy zonave , Hajmel dhe Vig Mnelë, në të cilat po punohet dhe pritet stabilizimi i situatës, të gjitha zonat e tjera nuk kanë probleme.
Ndërkohë, në fshatin Shkozë, Njësia Administrative Gjegjan Bashkia Pukë, po punohet për hapjen e rrugës, e bllokuar nga reshjet e datës 22 nëntor.
Kompanitë kontraktore, aty ku është e nevojshme, po pastrojnë borën nga akset rrugore, teksa vijon edhe hedhja e kripës për të penguar kthimin e borës në akull.