Situata e motit /Vijojnë reshjet e dëborës në Qafë Thore
24 orët e fundit janë rikthyer reshjet e shiut në zonat fushore si dhe dëborë në lartësitë mbi 800 metër mbi nivelin e detit. Autoritetit Verior i Rrugëve bën me dije se aktualisht akset Hani Hotit-Tamarë janë përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa aksi Bogë-Theth ka rreth 20 cm dëborë. Janë angazhuar 2 borëpastruese, të cilat kanë bërë pastrimin e rrugëve.
Qarkullimi po kryhet normalisht, ku krahas pastrimit të dëborës është bërë edhe kriposja e rrugëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë në mënyrë që të parandalohet çdo incident i mundshëm. Apeli u drejtohet shoferëve që të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Duke qene se Thethi pritet të ketë vizitorë të shumtë, veçanarisht gjatë fundjavës, ARRSH bën thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa policia rrugore do të vijojë monitorimin e këtyre akseve. Po ashtu, firmat e kontraktuara kanë bërë pastrimin e rrugëve në territorin e bashkive Pukë dhe Fushë Arrës, ku në Hadroi dhe Qafë Benë kishte rënie gurësh.