Categories: Lajme

Situata e motit /Vijojnë reshjet e dëborës në Qafë Thore

24 orët e fundit janë rikthyer reshjet e shiut në zonat fushore si dhe dëborë në lartësitë mbi 800 metër mbi nivelin e detit. Autoritetit Verior i Rrugëve bën me dije se aktualisht akset Hani Hotit-Tamarë janë përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa aksi Bogë-Theth ka rreth 20 cm dëborë. Janë angazhuar 2 borëpastruese, të cilat kanë bërë pastrimin e rrugëve.

 Qarkullimi po kryhet normalisht, ku krahas pastrimit të dëborës është bërë edhe kriposja e rrugëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë në mënyrë që të parandalohet çdo incident i mundshëm. Apeli u drejtohet shoferëve që të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Duke qene se Thethi pritet të ketë vizitorë të shumtë,  veçanarisht gjatë fundjavës, ARRSH bën thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa policia rrugore do të vijojë monitorimin e këtyre akseve. Po ashtu, firmat e kontraktuara kanë bërë pastrimin e rrugëve në territorin e bashkive Pukë dhe Fushë Arrës, ku në Hadroi dhe Qafë Benë kishte rënie gurësh.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

BE godet gjigandët amerikanë të teknologjisë: Apple e Meta gjobiten me 700 milionë €BE godet gjigandët amerikanë të teknologjisë: Apple e Meta gjobiten me 700 milionë €

BE godet gjigandët amerikanë të teknologjisë: Apple e Meta gjobiten me 700 milionë €

Bashkimi Evropian ka vendosur të godasë dy nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë, duke…

22 hours ago
Kosovë, Albulena Haxhiu nuk arrin të sigurojë votat për kryeparlamentare për herë të tretëKosovë, Albulena Haxhiu nuk arrin të sigurojë votat për kryeparlamentare për herë të tretë

Kosovë, Albulena Haxhiu nuk arrin të sigurojë votat për kryeparlamentare për herë të tretë

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar sërish të sigurojë votat e…

22 hours ago
Fushata elektorale e PS-së / Prezantohet në Koplik skuadra e Malësisë së MadheFushata elektorale e PS-së / Prezantohet në Koplik skuadra e Malësisë së Madhe

Fushata elektorale e PS-së / Prezantohet në Koplik skuadra e Malësisë së Madhe

Në një frymë dhe atmosferë fitoreje, në qendër të qytetit të Koplikut është bërë prezantimi…

23 hours ago

PSD takim elektoral në Shkodër – Tom Doshi: Pika e fortë e programit tonë mbështetja për shtresat sociale

Mes mijëra simpatizantëve, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, dhe kandidatët për deputet në…

23 hours ago

Bardh Spahija takime në Postribë – Kandidati i PD- ASHM shpalos prioritetet e programit elektoral

Kandidati i PD-së Bardh Spahia zhvilloi takimet e tij të radhës me banorët e njësisë…

23 hours ago

Fushata elektorale e PD – Senada Mehmeti në Gjuhadol: Problem ndotja akustike dhe zënia e hapësirave publike

Të përfaqësosh Partinë Demokratike është një nder i madh, por edhe një përgjegjësi e thellë…

23 hours ago