drejtoria e policise Q.Shkoder
Një shtetas 47 vjeçar nga fshati Guci e Re në Rrethina të Shkodrës, është vënë në pranga nga policia. Bëhet me dije se ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, veprim që ka vënë në lëvizje uniformat blu.
Dy shtetas, respektivisht 60 dhe 33 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë nga policia. Banorë të lagjes “Skenderbeg” të qytetit, ata janë konfliktuar fizikisht me njëri- tjetrin.
Po në gjendje të lirë, është proceduar orët e fundit një shtetas 22 vjeç banues në lagjen “Salo Halili” të qytetit. Pas kontrollit të ushtruar, efektivët e policisë i kanë gjetur një sasi bime nakotike, kanabis sativa.
Paralelisht, policia vazhdon të godasë edhe prerjen e paligjshme të pyjeve. Një i ri 21 vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Fushë- Arrëzit. Ai është konstatuar duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme dhe kur ka parë shërbimet e Policisë, është larguar menjëherë.
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin përkujtimor të ‘Lëvizjes Dhjetor ’90’, për rrëzimin e shtatores…
Për ditën e sotme (21 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga moti i kthjellët…
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
This website uses cookies.