Situata e rendit në Shkodër/ 2 shtetas në pranga , 1 në kërkim, 1 në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme

rendi shkoder

rendi shkoder

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 2 shtetas një e ka shpallur në kërkim dhe dy të tjerë i ka proçeduar në gjendje të lirë.
Uniformat blu kanë ndaluar një 22 vjeçare, banuese në Shkodër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu, këta specialistë kanë shpallur në kërkim një 34 vjeçar banues në Shkodër, për të njëjtën vepër penale, pasi nuk është gjetur gjatë kontrollit në banesë.

Ndërkohë për dhunë në familje Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë vënë në pranga shtetasin një 44 vjeçar pasi ka dhunuar gruan e tij .

Gjithashtu, këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin për një 54 vjeçar , me detyrë përgjegjës turni në minierën e bakrit në Munellë, pasi gjatë punës në këtë minierë, është dëmtuar një punëtor, banues në Fushë Arrëz, i cili mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.