Situata e Rendit në Shkodër/ Policia e Shkodrës arreston 2 shtetas, 1 në kërkim dhe 3 të tjerë proçedohen penalisht
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një shtetasi të mitur, 13-vjeç. Shkak i kësaj ngjarje ishte konflikti që 13-vjeçari kishte pasur me djalin e dhunuesit.Në një tjetër njoftim për shtyp policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit B. K., në Komisariat.Gjithashtu për shtetasin D. L., 27 vjeç, banues në Shkodër, ka nisur procedimi në gjendje të lire, pasi u konstatua duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Në lidhje me këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin Gj. N., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi i ka ka ndërprerë rrugën automjetit të Policisë, me automjetin e tij, dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit D. L., në Komisariat. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shtetasen S. D., 22 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.